Sport Ndërkombëtar

Fanella e legjendarit Bryant shitet për shifrën e pabesueshme

Një fanellë e Kobe Bryant, lojtarit të ndjerë të Los Angeles Lakers (NBA), i cili vdiq në një aksident ajror (helikopterit që po e transportonte më 26 janar 2020 u rrëzua në një kodër) në moshën 41-vjeçare, u shit për një shifër të majme në ankandin Sotheby’s.

Objektivi ishte që të grumbulloheshin të paktën 5 milionë euro, por fanella u shit për 5.8 milionë dollarë (5.4 milionë euro).

Fanella u vesh nga kampioni i pesëfishtë i NBA-së (2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010) në sezonin 2007/08, kur ai u zgjodh lojtari më i mirë (MVP) i ligës profesioniste të basketbollit të Amerikës së Veriut.

/Shqip.com