Familjarë e bashkëluftëtarë e mirëpresin kthimin e Nasim Haradinajt
Po pret e përcjellë mysafirë.
Pas lirimit me kusht, tashmë ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj është pozicionuar në odën e tij në Gllogjan të Deqanit.
Pas ardhjes së tij vazhdimisht pati edhe vizita të ndryshme si përfaqësues të OVL- UÇK-së, familjarë, bashkëfshatarë e miq.
Mirëpo, përgjatë këtyre viteve sa qëndroi në Hagë, të lehtë nuk e pati aspak bashkëshortja e tij, Gjejlona Haradinaj.
Ani pse u gëzua për ardhjen e tij, ajo nuk po e arsyeton mënyrën se si e morën Haradinajn dhe e rikthyen prapë në shtëpi.
E ardhjen e Haradinajt në vendlindje e mirëpriten edhe bashkëluftëtarët.
Nasim Haradinajt i kanë mbetur rreth 1 vit e gjysmë burgim, të cilin do ta vuajë në shtëpi, në qoftë se sjelljet e tij do të jenë konform rregullave dhe kushteve të percaktuara nga Gjykata Speciale, raporton TëVë1.
/Shqip.com