Rozë

“Faj” bashkon Dafinën me reperin e njohur

Dafina Zeqiri

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka disa projekte gati.

Ajo pas disa bashkëpunimeve që ka bërë kohëve të fundit ka gati edhe atë me Elinel.

Dyshja bashkë kanë punuar për këngën që mban titullin “Faj” dhe do të jetë e shoqëruar dhe nga ana vizuale.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Instagram nga Dafina, e cila ka ndarë një pjesë të klipit.

Pas kësaj ajo ka marrë komente të shumta nga miqt, kolegtë dhe fansat e saj.

Projekti i fundit i saj është ai me këngëtarin Muma.

Kënga me titullin “Dashni” u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime në YouTube./SHQIP.com