Sport Ndërkombëtar

Evropaligë: Mbyllen pjesët e para gjysmëfinale

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve gjysmëfinale në Europaligë.

RB Leipzig që është nikoqir i Rangers,  po barazon pa gola.

Ndeshja është duke u dominuar kryesisht nga vendasit, me skocezët që nuk mbetën pa shanse shënimi.

Sfidë tjetër interesante po luhet në “London Stadium” të Londrës, ku West Ham dhe Eintracht Frankfurt kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat 1:1.

Ishin mysafirët gjermanë që dolën në epërsi të parët qysh në minutën e parë me anë të Ansgar Knauff, i cili shënoi edhe ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale.

Teksa, për “Irons” rrjetën e gjeti qendërsulmuesi Michail Antonio në të 21-tën.

Xhamajkani shfrytëzoi prekjen e Zoumas që goditi topin me kokë pas një krosimi, duke çuar topin pas shpinës së gardianit Trapp. /Shqip.com