Sport Ndërkombëtar

Evertoni njoftohet me humbje

Evertoni pëson humbjen e parë

Evertoni është njoftuar me humbjen e parë në Premierligë këtë sezonë.

Pas pesë ndeshjeve, ku kishin regjistruar tre fitore dhe një barazim, skuadra e udhëhequr nga Rafael Benitez është “gjunjëzuar” ndaj Aston Villas me rezultat 0-3.

Në pjesën e parë u zhvillua një lojë e “kujdesshme” nga të dyja skuadrat dhe për të parë golin e parë u desh të pritej deri në minutën e 66-të.

Ishte, Matty Cash që shënoi golin e parë, ndërsa për dyfishimin e rezultatit u përkujes Luas Digne që shënoi autogol.

Kur, “The Toofes” u hodhën në sulm me të gjitha forcat për ta përmbysur rezultatin, vendasit arritën që të shënojnë edhe një herë, kësaj radhe me anë të Leon Bailey.

Përkundër humbjes, Evertoni gjendet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Aston Villa është në vendin e dhjetë më tre pikë më pak.

Në javën e ardhshme, ekipi nga qyteti i Liverpoolit përballet me Norwch City, ndërsa Villa është mysafire në “Old Trafford” ku do takohet me Manchester United./Shqip.com

Goli i tretë i shënuar nga Aston Villa