Sport Ndërkombëtar

Everton pas mbrojtësit të Barcelonës

Everton

Skuadra angleze, Everton është pas mbrojtësit të Barcelonës, Clement Lenglet, transmeton Shqip.com.

“FC Barcelona Noticias” raporton se skuadra angleze po shikon qendërmbrojtësin si objektiv të mundshëm për transferim nën drejtimin e trajnerit të ri, Rafa Benitez.

26-vjeçari u kritikua nga tifozët katalanas për shkak të gabimeve të shumëta teknike gjatë edicionit të kaluar.

Tani që “Blaugranët” po kërkojnë të largojnë lojtarë për shkak se dëshirojnë të lirohen nga pagat e larta të tyre, Lenglet është njëri prej emrave në largim.

Ndërsa, nga ana tjetër, Benitez thuhet se nuk i beson strukturës së tij aktuale mbrojtëse në ekip, andaj dëshiron që lojtarë të rinjë të forcojnë këtë repart./Shqip.com

Clement Lenglet