Lajme

Eurodeputeti Mandl: Dialogu Prishtinë-Beograd është mes dy shteteve, jo qyteteve

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur sesioni i dytë i punës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, eurodeputeti Mandl, ka thënë se dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Prishtinës e Beogradit është dialog mes dy shteteve dhe jo qyteteve.

“Agjenda thotë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.. E njoh këtë gjuhë shumë mirë, por besoj se ky nuk është dialog mes dy qyteteve… duhet ta bëjmë të qartë në fillim se është e është dialog mes dy shteteve, shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha eurodeputeti Mandl.

Sipas tij Bashkimi Evropian duhet ta theksojë këtë çështje.

Ndërsa sa i përket rolit të SHBA-së në dialog, ai ka thënë se nuk duhet të nënvlerësohet asnjëherë roli pozitiv dhe mbështetja e ofruar për BE-në.

Mand ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo është konfirmuar disa herë nga Komisioni Evropian.

“Dje kolegu ynë Haki Abazi tha se çështja e liberalizimit të vizave mund të përdoret si levë në dialogun Kosovë-Serbi… Shpresoj që kjo nuk është e vërtetë sepse do të ishte e padrejtë për Kosovën”, tha ai. 

/Shqip.com