Lajme Botë

Eurodeputeti e pyet Vuçiqin: Pse duhet ta kërcënoni Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pas zhvillimeve që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes rrjetit Twitter, ai ka pyetur presidentin Vuçiq se pse lind ideja që herë pas here të kërcënohet Kosova.

“Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim, Pres. #Vuçiq? Pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putin-Rusi? Pse kërcënoni fqinjin tuaj herë pas here?”, ka shkruar Mandl.

Sipas tij Serbia nuk po i merr mësimet nga e kaluara dhe historia.

Ky reagim vjen në ditën kur Lista Serbe, si partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.

Pas vendimit  të marrë në një takim me dyer të mbyllura në Zveçan, dorëheqje kanë dhënë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri.

/Shqip.com