Sport Shqiptar

EURO2024/ Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për çka treguam në fushë e tribuna

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka tha se përfaqësuesja kuqezi duhet të jetë krenare për paraqitjen e saj në europianin “Gjermani 2024”.

Në një reagim në rrjetet sociale, pas përfundimit të aventurës evropiane për kuqezinjtë, Duka tha se, djemtë duhet të jenë krenarë për atë që shfaqën në fushë dhe tifozët për atë që dhanë në tribuna.

“Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit. Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”, ishte mesazhi i Dukës.

Shqipëria e mbylli evropianin “Gjermani 2024” me 1 pikë, ndërsa në krye të grupit u rendit Spanja me 9 pikë, e ndjekur nga Italia me 4 pikë, Kroacia 2 pikë dhe kuqezinjtë vetëm me 1 pikë.

/Shqip.com