Është identifikuar ushtari rus dhe gruaja që diskutuan për përdhunimin e grave ukrainase

Identiteti i ushtarit rus dhe gruas së tij që diskutuan për përdhunimin e grave ukrainase në një telefonatë janë zbuluar.
Në fillim të kësaj jave, forcat e sigurisë së Kievit publikuan një videoklip audio të një bisede midis një çifti, të cilët tani janë identifikuar si Roman Bykovsky dhe gruaja e tij, Olga Bykovskaya nga Radio Evropa e Lirë.

Në regjistrim, gruaja – dyshohet se Bykovskaya – dëgjohet duke i thënë burrit se ai ka lejen e saj për të përdhunuar gratë ukrainase, ndërsa ai shërben në forcat pushtuese të Rusisë, për sa kohë që ai nuk i tregon asaj dhe përdor kontracepsion.
Klipi tronditës prej 30 sekondash u publikua më 12 prill ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi trupat ruse për kryerjen e “qindra përdhunimeve” duke përfshirë sulme seksuale ndaj fëmijëve të vegjël në vendin e tij.

Ushtari thuhet se ka ndarë video të tjera të abuzimit të tij ndaj fëmijëve për miqtë dhe kolegët e tjerë./Shqip.com