Lajme

Escobar: Pa Kosovën, BeH dhe Malin e Zi, nuk funksionon “Ballkani i Hapur”

Gabriel Escobar

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e konsideron të nevojshme praninë e Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi në “Ballkanin e Hapur”.

Këto komente, Escobar i bëri gjatë adresimit online në konferencën për “Ballkanin e Hapur”, që është mbajtur në Kuvendin e Serbisë, shkruan Shqip.com.

“Krahas kësaj, është me rëndësi që këto tre shtete të cilat iniciuan “Ballkanin e Hapur” të mbesin të hapura dhe të bisedojnë ngushtë edhe me tre partnerët e tjerë që mbesin skeptikë”, shtoi Escobar.

Tre liderë të Ballkanit Perëndimor – Edi Rama, Aleksandar Vuçiq, Nikolla Dimitrov

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi që në mesin e sfidave të “Ballkanit të Hapur” mbesin kontrolli i kufijve pas hapjes së tyre, ulja e korrupsionit dhe ulja e kontrollit shtetëror

Shtojmë se “Ballkani i Hapur” është një nismë e marrë në tetor të 2019-tës, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë së Veriut. Zoran Zaev.

Nisma fillimisht ishte quajtur “Mini Schengen” e cila parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve.

Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”.në ekonomi./Shqip.com