Sport Shqiptar

Eros Grezda dhe Ajsel Abazi me urim të veçantë për festa

Futbollisti nga Kosova, Eros Grezda dhe modelja nga Shqipëria, Ajsel Abazi ndryshe nga të famshmit tjerë nuk e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre thuajse nga fillimi.

Në shtator, pak kohë pasi kishin filluar thashethemet, ata konfirmuan lidhjen për të vazhduar me postime të shumta pranë njëri-tjetrit.

Me postimin e fundit futbollisti ka ngritur dyshimet se çifti mund të jenë kurorëzuar.

“Zoti dhe Zonja Grezda ju urojnë Gëzuar Vitin e Ri”, shkruan Grezda, përcjell Shqip.com.

Në foto shihet edhe unaza me diamant në gishtin e Ajsel.

Grezda momentalisht po luan në Turqi te skuadra Manisaspor.

/Shqip.com