Sport Ndërkombëtar

Eroll Salihu: Janë të padijshëm, FFK-së i ka humbur rruga në oborr

Eroll Salihu

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore kundër ish-sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihut, drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi dhe drejtorit sportiv të Drenicës, Taulant Dajaku.

Lidhur me këtë, Shqip.com, ka kontaktuar me Salihun, i cili nuk kurseu kritikat në drejtim të FFK-së.

Ai tha se “unë nuk jam zyrtar i klubit, jam zyrtar i Federatës. Në bazë të nenit të cilit janë thirrur – rregullores së garave, unë nuk i nënshtrohem asaj rregullore. Janë të padijshëm, edhe kuptohet që nuk janë kompetent. I ka humbur rruga në oborr”.

Teksa, shtoi se “unë nuk kam luajtur futboll dhe as nuk jam anëtar i klubeve, është jokompetente. Pas dy ditëve do e shkruaj një kundërshtim, jo ankesë. Sepse me e inicu këtë procdurë nuk mundet komisioni i garave – sepse unë nuk kam luajtur futboll, as nuk jam zyrtar i klubeve.Këta nuk i dinë as aktet e veta”.

Salihun më herët e kishte pezulluar Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Shqip.com ka tentuar të kontaktojë edhe me Valon Zymberin dhe Taulant Dajakun – por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Shqip.com