Sport Shqiptar

Komisioni i Garave hap procedurë disiplinore ndaj Eroll Salihut, Taulant Dajakut dhe Valon Zymberit

Komisioni i Garave

Agim Ademi e fitoi mandatin e dytë – në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por, disa analistë dhe njerëz nga fusha e futbollit vendor ishin kundër këtij vendimi – duke e quajtur “kuvend të paligjshëm”.

E, Komisioni i Garave i kësaj federate ka vendosur që të hapë procedurë disiplinore kundër ish-sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihut, drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi dhe drejtorit sportiv të Drenicës, Taulant Dajaku.

Bazuar në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja, këto inicime disiplinore janë bërë bazuar në xhirimet televizive – ku të lartëpërmendurit ishin të ftuar në emisione të ndryshme.

Njoftimi zyrtar nga FFK-ja

“Inicime disiplinore:

Ndaj: Përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihu. MOTIVI: Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirime televizive.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive”.