Ermal Krasniqi debuton për Clujin ndaj Lazios edhe në Ligën e Konferencës
Publikuar:
(16.02.2023 20:16:12)

Mesfushori nga Kosova, Ermal Krasniqi do të debutojë për Clujin rumun edhe në Ligën e Konferencës, përkatësisht në 1/16 e finales.
Ai do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen kundër Lazios që luhet sonte nga ora 21:00 në “Stadio Olimpico” të Romës.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 shkurt në Rumani.
Te Lazio në krahun e majtë të mbrojtjes starton Elseid Hysaj.

/Shqip.com