Sport Ndërkombëtar

Eriksen mund të rikthehet në Premierligë

Christian Eriksen

Nuk ka luajtur futboll që nga 21 qershori i vitit 2021, por një rikthim i tij është afër.

Christian Eriksen mund t’i bashkohet Brenftordit – skuadër kjo që është e interesuar për shërbimet e tij.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur shumë media angleze, kurse “Daily Mail” shkruan se “iferta është gjashtë mujore dhe përmban një opsion për të vazhduar kontratën e tij edhe për një vit tjetër”.

Një transferim  i tillë do ishte mjaftë interesant, pasi ai e njeh mirë Premierligën, sepse kishte luajtur për shtatë vite te Tottenhami.

Së fundmi ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak.

Pajjisje të cilën, danezi e mban që kur është operuar – pas sulmit kardiak që e pësoi në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Christian Eriksen - Player profile | Transfermarkt
Eriksen – sa ishte pjesë e Tottenhamit

Teksa, në një intervistë për mediat daneze, ditë më parë ai kishte treguar se synon që të luaj në Kampionatin Botëror që mbahet në Katar në vitin 2022.

“Qëllimi im është të luaj në Kupën e Botës në Katar. Unë dua të luaj. Kjo ka qenë mendësia ime gjatë gjithë kohës.

Është qëllim, një ëndërr, nëse do të ftohem apo jo – është një gjë tjetër. Por është ëndrra ime të kthehem. Jam i sigurt se mund të kthehem sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht, jam kthyer në top formë” u shpreh mesfushori.

29 vjeçari ka qenë duke u stërvitur me skuadrën daneze Odense – për të cilin ka luajtur nga 2005 deri në 2008 – ndërsa mbetet të shihet se cila do jetë lëvizja e tij e radhës. /Shqip.com