Lajme

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se erërat e forta të së dielës kanë shkaktuar dëme në kryeqytet.

Sipas një njoftimi në Facebook nga kjo drejtori, dëmet janë vërejtur nëpër ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit.

Për sanimin e tyre, kanë dalë ekipet emergjente.

“Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa dhe rrugë të #kryeqytetit. Ekipet tona kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër”, thuhet në njoftim.

Komuna bën ftesë për kujdes të shtuar dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme. Për çdo rast, lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44.

/Shqip.com