Lajme

Erdogan dhe Kurti do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh

Çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht Ballkani, do të jenë në agjendë gjatë takimit të së premtes, thotë Presidenca turke.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, do të presë të premten në Stamboll kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bisedime për çështje të ndryshme, njoftoi të enjten Presidenca turke.

Erdogan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh, thuhet tutje në deklaratën e Presidencës.

“Përveç marrëdhënieve dypalëshe, gjatë takimeve ka të ngjarë të shkëmbehen edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në lidhje me Ballkanin në veçanti”, shtoi ai. /AA

/Shqip.com