Lajme Botë

Erdogan: Bisedova me Putin dhe ata hapën korridorin për grurin

Presidenti i Turiqsë, Recep Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Turqisë ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në këtë bisedë telefonike, është bërë e ditur se tema kryesore ka qenë marrëveshja për grurin, raporton mediumi Sabah.

“Unë telefonova dje Putinin dhe ata hapën korridorin e drithit në orën 12:00 sot. Që tani qendra më e afërt shihet si rajoni i Trakës dhe do të jetë e mundur që të shpërndahet në Evropë duke dalë prej andej” u shpreh Erdogan.

Lexo edhe:
Putin thotë se marrëveshja e grurit mund të rifilloj vetëm pas hetimit për sulmin në Krime

Në anën tjetër, Presidenti rus, Vladimir Putin i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një telefonate se çdo rifillim i marrëveshjes së grurit mund të konsiderohet vetëm pas një hetimi për sulmin me dron në Sevastopol, sipas një njoftimi nga Kremlini të martën.

Marrëveshja i lejoi Ukrainës të rifillonte eksportet e saj të grurit në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar kur Rusia pushtoi vendin.

/Shqip.com