Art Jetese

Epoka e re e modës, kopertina e veçantë e Vogue

British Vogue ka nisur një epokë të re që vë në pah modën afrikane, duke vendosur kështu në kopetinën e shkurtit 2022, nëntë modele afrikane.

Me këtë “Vogue”, ka tentuar të nsië një kapitull të ri në industrinë e modës, e cila tradicionalisht ishte bërë e pa ndryshueshme.

Fotografi i kopertinës, Rafael Pavarotti, e konsideroi atë një “nderim të grave, të matriarkatit dhe të bukurisë së grave me ngjyrë”.

Kjo kopertinë përfaqëson kundërshtimet e mëdha ndaj këndvështrimeve paragjykuese të modës, i cili ka përfaqësuar Afrikën për shumë vjet si një kontinent që i mungon autonomia krijuese.

Kryeredaktori i British Vogue, Enninful, modën ka dashur ta bëj një industri më gjithëpërfshirëse.

Ai tha tha se kopertina ishte një tjetër hap përpara në ndryshimin e qëndrimeve të vjetruara.

“Rritja e përfaqësimit afrikan në modë nuk ka të bëjë vetëm me simbolikën, as me standarde të thjeshta bukurie,” shkroi ai. “Ka të bëjë me lartësimin e një kontinenti. Bëhet fjalë për ekonominë, aksesin, kulturën, perspektivën, ndryshimin dhe mrekullinë.”, ka deklaruar ai.