Lajme

Enver Hoxhaj jep dorëheqje nga Kryesia e PDK-së

Deputeti i i PDK-së, Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e kësaj partie, njofton Shqip.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxhaj të premten, teksa ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta respektuar parimin që deputetët e zgjedhur të PDK-së të mos përfshihen në Kryesinë e re.

“Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re. Në vijimësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai më tej ka shtuar se është koha që ekipi i ri e Kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet “për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike”.

“Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale”.

Partia Demokratike e Kosovës vendosi për kryesinë e re, të enjten– ku Vlora Çitaku, Uran Ismaili e Ramë Buja do të jenë nënkryetarët e subjektit politik opozitar./SHQIP.com