Lajme

Kjo është kryesia re e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës

Katër nënkryetarët e ri të Partisë Demokratike të Kosovës do të jenë, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Ramë Buja.

Kështu është vendosur gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues për formimin e strukturave.

Po ashtu është vendosur edhe për emrat e kryesisë së kësaj partie e që do të jenë Bernard Niukaj, Donika Shahini, Adri Nurillerari dhe Rashit Qalaj.

Emrat e tjerë janë, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Mbledhja po vazhdon edhe më tutje dhe pas përfundimit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të dalë në konferencë për media.

Krasniqi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, pasi për një kohë Enver Hoxhaj ishte ushtrues detyre pas dorëheqjes së Kadri Veselit për shkak të akuzave nga Gjykata Speciale. /Shqip.com