Sport Ndërkombëtar

Enrique i përgjigjet Brazilit: Nuk mendoj se jam profil i përshtatshëm për ‘Seleçaon’

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique në një intervistë të dhënë për “Ser Gijon” ka folur për të ardhmen e tij.

“Do të më pëlqente shumë të trajnoja në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë kampionatin anglez se atë spanjoll, por nuk dua të krijoj iluzione, nuk e shoh vetën në Premier në qershor. Dua të drejtoj një skuadër që të luftojë për objektiva të caktuara dhe kjo i zvogëlon shumë mundësitë e zgjedhjes.

Oferta? Kam marrë një ofertë nga një kombëtare, por jo nga klube. Brazili? Ka shumë kombëtare që po kërkojnë trajner. Nuk besoj se jam profili i përshtatshëm për një kombëtare si ajo braziliane. Asnjë nga Brazili nuk më ka kontaktuar”, ka thënë mes të tjerash Luis Enrique.

/Shqip.com