Sport Ndërkombëtar

Enis Bardhi zbarkon në Turqi

Enis Bardhi

Nga Spanja – në Turqi.

Enis Bardhi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Trabzonspor.

Mesfushori me tipare sulmuse e ka mbyllur bashkëpunimin me Levanten – dhe tashmë do e djersitë fanellën e kampionit të Turqisë.

Teksa, detajet e transferimit ende nuk janë bërë publike.

Bardhi ka qenë pjesë e Levantes për gjashtë vite – duke qënë ndër futbollistët kryesorë të skuadrës.

Në sezonën e fundit – ai zhvilloi 30 ndeshje, shënoi tre gola dhe asistoi po aq herë.

Enisi – tashmë do të luaj në Ligën e Kampionëve – ndjenjë të cilën nuk e ka provuar asnjëherë në karrierë.

27 vjeçari – është pjesë e rregullt edhe e Përfaqësues së Maqedonisë së Veriut – dhe do e ketë fatin që të luaj në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.