Sport Shqiptar

Enis Bardhi shumë afër transferimit në Serie A

Enis Bardhi

Largimi i Enis Bardhit nga Levante është gjithë e më afër, transmeton Shqip.com.

Skuadra italiane, Torino është shumë afër të transferojë reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

Sipas “SkySport.it”, Bardhi i pëlqen të luaj në Itali, derisa skuadrat e interesuara për të janë Torino dhe Milan.

Por, skuadrat italiane duhet ta bindin Levanten për shitjen e lojtarit e cila po kërkon 15 milion euro për të lëshuar yllin e tyre.

Kontrata e Bardhit me skuadrën spanjolle skadon në verën e vitit 2022.

Ai është pjesë e Levantes që nga viti 2017, derisa gjatë kësaj periudhe ai ka shënuar 20 gola në 118 paraqitje garuese për ta./Shqip.com