Ëndrra e quajtur “Katar” gati të marrë fund për Shqipërinë

Ëndrra e Shqipërisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” është afër fundit.
Kuqezinjët janë duke u mposhtur me rezultat 5-0, pas 45 minutave lojë, shkruan Shqip.com
3 luanët” ishin më të mirë që nga fillimi i takimit dhe këtë po e dëshmon edhe rezultati.
Golin e parë e realizuan pas nëntë minutave lojë, me anë të Harry Magurie.
Një gol e shënoi edhe Jordan Henderson, kurse tre herë realizoi Harry Kane.
Sulmuesi i Tottenhamit po kalon formë të jashtëzakonshme dhe është shndërruar në “ankth” për Thomas Strakoshën.
Fitore po realizon edhe Polonia, me rezultat 1-3.
Me këto dy rezultate, Katari mbetet vetëm ëndërr për kombëtaren shqiptare.
Në ndeshjet tjera po zhvillohen këto dy rezultate:
Italia 1-1 Zvicra
Danimarka 1-0 Ishujt Faraoe
Hungari 2-0 San Marino
Moldavia 0-2 Skocia /Shqip.com