Lajme

Emmerson: Nuk pati politikë te UÇK-së për t’i sulmuar civilët

Nuk pati politikë te UÇK për t’i sulmuar civilët, e dëshmuan dy gjyqe ndërkombëtare.

Kështu ka deklaruar, Avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Ben Emmerson.

Ben Emmerson përmendi proceset gjyqësore atë të Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt.

”Dy gjykime, ai i Ramush Haradinjat dhe i Fatmir Limajt, kanë konkluduar se nuk kishte politikë te UÇK të sulmonte civilët”, u shpreh Emmerson.

Gjykata Speciale synon që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të nis më 1 mars.

Lexo edhe:
Në mars pritet të nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjatë konferencës përgatitore për gjykim, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, prokurori Matthew Howling ka thënë se do t’iu duhen pak më shumë se 700 orë për  të paraqitur çështjen e tyre.

Derisa, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, tha se për përgjigje për 12 dëshmitarët e parë beson se do t’iu duhen dy javë kohë.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga trupi gjykues që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

/Shqip.com