Rozë

Elvana Gjata tregon për gjërat që e mërizisin në Shqipëri

Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, ka rrëfyer një moment të vështirë të jetës së saj, kur ishte ndjerë e lodhur.

Ajo theksoi se pikërisht në ato momente kishte forcën për të vazhduar tutje.

“Ka momente që jam ndjerë kaq e lodhur dhe e mërzitur dhe e rënë, nuk gjeja më forcën, por është e çuditshme që pikërisht në atë moment i kam thënë vetes: në asnjë mënyrë. Çohu në këmbë dhe do vazhdosh përpara. Dhe kjo që them është shumë e sinqertë”, tha ajo gjatë intervistës me Edi Ramën.

Elvana tregoi për gjërat që e mërzisin në Shqipëri, aq sa mendon edhe largimin nga vendi dhe shkaku kryesor janë paragjykimet që ndjen në shoqëri. Më mërzit mentaliteti, sidomos në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri, tha artistja.

/Shqip.com