Teknologji

Elon Musk pezullon marrëveshjen për të blerë Twitter-in

Elon Musk ka pezulluar marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter-in.

Kjo erdhi pasi ai pyeti për numrin e llogarive të rreme në platformë.

Ai tha se po priste informacione “që mbështesin llogaritjen se llogaritë e rreme përfaqësojnë më pak se 5% të përdoruesve”.

Musk ka qenë i zëshëm në pastrimin e llogarive të rreme.

Megjithatë, analistët spekuluan se ai mund të kërkonte të rinegocionte çmimin apo edhe të largohej nga marrja në dorëzim.

Ndërkaq, Musk tha se ai ishte “ende i përkushtuar ndaj blerjes”, por zbulimet dhanë dyshime, duke shkaktuar rënien e çmimit të aksioneve të Twitter.

Twitter, dy javë më parë raportoi se llogaritë e rreme përbënin më pak se 5% të përdoruesve aktivë të përditshëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti./Shqip.com