Elliott Advisors arrijnë marrëveshje për shitjen e AC Milan

Vetëm pakë javë pasi e fituan Serie A, grupi amerikan i investimeve, RedBird Capital, ka arritur një marrëveshje për të blerë AC Milan nga Elliott Advisors.
Marrëveshja e arritur pritet të ketë vlerën prej 1.2 miliardë euro, shkruan BBC.
RedBird zotëron një aksion në Fenway Sports Group, të cilët janë edhe pronarët e Liverpoolit dhe ekipin e bejsbollit, Boston Red Sox.
Elliott, i cili mori përsipër klubin nga biznesmeni Li Yonghong, do të mbajë një pjesë të pakicës dhe vende në bord.
Milani thotë se kalimi në pronësi të re do të ndodhë gjatë verës dhe se marrëveshja do të përfundojë jo më vonë se shtatori.
“Ne jemi të nderuar që jemi pjesë e historisë së shkëlqyer të AC Milan dhe jemi të ngazëllyer që do të luajmë një rol në kapitullin e ardhshëm të klubit, pasi ai kthehet në vendin e tij të merituar në majat e futbollit italian, evropian dhe botëror”, tha themeluesi i RedBird, Gerry Cardinale. .
Elliott mori përsipër shtatë herë kampionët e Evropës katër vjet më parë, kur biznesmeni kinez, Li Yonghong, nuk arriti të përmbushë disa detyrime të lidhura me një paketë financimi për blerjen e klubit nga Silvio Berlusconi në 2017./Shqip.com