Sport Ndërkombëtar

Eliminohet Ballkani, vazhdon në Ligën e Konferencës

Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 0-4 në udhëtim te Ludogortes, në ndeshjen e kthimit të fazës së parë të eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Në këtë mënyrë, kampioni ynë është eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 2-4, pasi në ndeshjen e pare kishte fituar me 2-0.

Bullgarët shënuan që në rastin e parë, kur Bernard Tekpetey në minutën e katërt ishte e saktë me kokë për 1-0.

Ludogorets kishte raste të tjera, pasi ishte më i rrezikshëm, ku në minutën e 15-të, Matia Tissera gjuajti, por Enea Koliqi ishte në vend.

Vendësit e shtuan epërsinë në minutën e parë të kohës shtesë, ku sërish nga e majta harkuan bullgarët, ndërsa në zonë më së miri u gjend sërish Tekpetey që shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ka nisur me gol për Ludogorets, ku Matias Tissera shënoi pas një gabimi fatal nga Bajram Jashanica në zonë për 3-0.

Ballkani pas golit të tretë pati një rast të mirë me Almir Kryeziu, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Në minutën e 78-të, sërish gabim mbrojtjen e Ballkanit, ku Caio Vidal mori një asistim nga Spas Delev për të shënuar për 4-0.

Ballkani pas humbjes së sotme do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës.

/Shqip.com