Lajme Botë

El Salvadori, vendi i parë në botë që e ligjëson Bitcoin-in

Një person duke pranuar pagesa përmes Bitcoin-it

Shteti i El Salvadorit është bërë vendi i parë në botë që ka pranuar Bitcoin-in si mjet ligjor, trasnmeton Shqip.com.

Ky veprim ka bërë që të plasin debatet në gjithë botën mbi mundësitë dhe rreziqet e kriptomonedhës, teksa nga sot bizneset do të jenë të detyruara aty ku është e mundur të pranojnë monedhat digjitale si pagesë.

Kurse, miliona njerëz pritet të shkarkojnë aplikacionin e ri digjital të qeverisë, i cili jep 30 dollarë në Bitcoin për çdo qytetar, shkruan BBC.

Përkrahësit e Bitcoin-it në gjithë botën kanë blerë monedha digjitale me vlerë 30 dollarë, si një shfaqje e mbështetjes dhe për të ndihmuar në rritjen e vlerës së monedhës së paqëndrueshme. /Shqip.com