Sport Ndërkombëtar

“El Guaje” – sulmuesi që po i mungon Spanjës

David Villa

Opinion

Ai nuk ishtë më i miri në botë. Nuk e kishte shpejtësinë e dritës.

As aftësitë dribluesue nuk i kishte të jashtëzakoshme.

Por, detyrat – në fushën e gjelbër i kryente në mënyrë përfekte.

I qetë, i angazhuar, topin e godiste me të dyja këmbët.

Të shënonte gol e kishte punë dhe këtë e kryente për mrekulli.

David Villa është sulmuesi, i cili po i mungon kombëtares spanjolle.

Squawka Football on Twitter: "David Villa's international record for Spain:  97 caps 🇪🇸 59 goals ⚽️ The all-time top scorer is back in the squad. 🙌  https://t.co/VIOQbd8Mn9" / Twitter
David Villa

“El Guaje” qe një futbollist i “thjeshtë”,  ama mënyra se si i përshtatej lojës taktike ishte diçka e jashtëzakonshme.

Në 98 paraqitje të zhvilluara me “Furinë e kuqe” shënoi 59 gola, duke e marrë epitetin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kombëtare, epitet që e mban edhe sot.

Pas Botërorit të mbajtur në Brazil, ai i dha fund karrierës së tij me kombëtare dhe që nga atëherë sulmi i Spanjës mbetet bosh, dhe aspak i frikshëm.

Fanelën me numrin shtatë që njëherë e një kohë ishte ankth për mbrojtësit kundërshtarë, tashmë e bartë Alvaro Morata, i cili nuk është as hija e Villa-s.

Shpresat kjo kombëtare i mban te Ansu Fati, të cilit për ironi, po i mungon fati.

Internationals | David Villa out of Liechtenstein game after training  injury - AS.com

David Villa – ndeshja e fundit me Spanjën

Lëndimet e njëpasnjëshme i’a pamundësuan të luaj në “Euro 2020”, teksa edhe kundër Bilbaos pësoi një lëndim. Ende nuk dihet sa do të mungojë.

Opsione të tjera në qendër mbeten Mikel Oyarzabal dhe Gerard Moreno, që me skuadrat përkatese (Real Socedad dhe Villarreal) kanë pasur statistika të mirëa.

Por, me fanelën e Spanjës – kanë qenë larg nga version më i mirë.

Larg, nga numri shtatë, të cilin e vishte “El Guaje”. /Shqip.com