“El Clasico” i takon Barcelonës, Real shumë larg titullit
Publikuar:
(19.03.2023 22:58:08)

“El Claciso” i ka takuar skuadrës së Barcelonës.
Barcelona arriti të mposhtë Real Madrid në minutat e fundit të ndeshjes me golin e Kessie.
Fillimisht Real Madrid kaloi në epërsi në me autogolin e Araujo në minutën e 9-të të ndeshjes.
Barcelona arriti ta barazonte rezultatin në 1-1 në fund të pjesës së parë përmes Robertos.
Real përsëri e riktheu epërsinë në minutën e 81-të por që goli u anulua për pozitë jashtë-loje.
Pas fitores Barcelona ka 68-të pikë në vendin e parë ndërsa Real gjendet në pozitën e dytë me 56 pikë të grumbulluara.
/Shqip.com