Sport Ndërkombëtar

“El Clasico” e parë pa dy kapitenët

Messi dhe Ramos

Kur akrepat e orës do tregojnë 16:15, sot, Barcelona dhe Real Madrid do zbresin në fushën e gjelbër për të i testuar forcat, ndërmjet vete.

Katalunasit nuk e kanë nisur me këmbë të mbarë sezonën, por ndërkohë kanë gjetur rrugën për të fitoret, kurse “mbretërit”, kanë treguar performanca më të mira edhe pse kanë bërë disa gabime, shkruan Shqip.com.

Mungesa e kreativietetit, golave dhe driblimeve të Messit në njëren anë, dhe mungesa e sigurisë në qendër të mbrotjes pa Sergio Ramos në anën tjetër, janë elemente të reja në këtë “El Clasico”.

Barcelona

Prediction Lineup Barcelona vs Getafe - La Liga 2021/22 - Ruetir

Katalunasit kanë vetëm një humbje në La Liga, por gjërat nuk kanë shkuar më së miri për ta.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, ata gjenden në pozitën e tetë në tabelë, me 15 pikë, pesë më pak se Real Sociedad që është lider.

Kur afati i tranferimeve u hap, Barcelona zyrtarizoi disa transferime mjaftë interesante, si Kun Aguero, Eric Garcia, Memphis Depay dhe të gjithë i sollën pa shpeznuar asnjë qindarkë.

Por, problemet u “shpërthyen” përnjëherë dhe gjithçka doli nga kontrolli për një kohë të shkurtër.

Për shkak të gjëndjes së rënduar financiare, Leo Messi u detyrua që të largohej nga Barcelona, por ky ishte vetëm fillimi.

Për të njëtën arsye, Aguero dhe Depay, nuk u regjistruan deri në fillim të kampionatit dhe vetëm pasi Gerard Pique vendosi që të bënte ulje drastike në pagë, atëherë të dy futbollistët u regjistruan zyrtarisht në ekipën e parë.

Sa i përket formës, së fundmi, ata janë duke kaluar momente të mira, pasi në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar dy fitore.

Ama, në Ligën e Kampionëve gjenden në situatë aspak të lakmushme. Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, blaugranët kanë dy humbje dhe një fitore, ndërsa kanë pësuar pesë gola dhe kanë shënuar vetëm një.

Në “El Clasico” ata do jenë pa Pedri Gonzales, Ronald Aruajon, Martin Braithwait, të cilët do mungojnë për shkak të lëndimeve.

Real Madrid

Real Madrid Announce Squad for Champions League Match Against Inter Milan

“Los Blancos”, do të hynë në këtë ndeshje të “veshur” me “petkun” e favoritit, pasi në tre ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, kanë shënuar tre fitore.

Madrilienët gjenden më mirë edhe në tabelën klasifikuese të La Ligas.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, ata kanë 17 pikë, dhe pozicionohen në vendin e tretë, vetëm tre pikë më pak se lideri, Real Sociedadi.

Por, njëjtë si Barca, edhe Real Madrid, kanë pasur probleme të shumta në fillim të sezonit. Largimi i Sergio Ramos, në drejtim të PSG-së, ishte një lajm tronditës, që nuk u “kapërdie” lehtë.

Pas Sergios, nga “Santiago Bernabeu” u largua edhe Raphael Varane, duke e lënë me shumë probleme në repartin defanziv, ekipin spanjoll.

Për të plotësuar këto zbrazëtira, Florentino Perez e tranferoi David Alaba, që është duke zhvilluar një sezonë fenomenale, si në krahun e majtë ashtu edhe në qendër.

Në këtë situatë të rëndë, peshën e ekipit, në supe e vendosi Karim Benzema. Me shiritin e kapitenit në krah, sulmuesi francez, tashmë është shndërruar në lider të ekipit dhe po kalon nëper një formë jetësore.

Ai ka shënuar nëntë gola në tetë ndeshje në La Liga, duke e marrë primatin e golashënuesit më të mirë në Ligë. Numri nëntë, po ashtu ka shtatë asistime, një tjetër dëshmi se momentalisht është ndër futbollistët më të mirë në botë.

Deklaratat e trajnerëve para ndeshjes

Who is best reinforced? The 'signings' of Barça and Madrid for the Classic

Trajneri i madrilienëve, Carlo Anchelotti, nuk ka fituar asnjëherë në “Camp Nou” dhe beson se i ka ardhur koha për ta bërë këtë.

“Ato janë tre pikë të mëdha. Unë kurrë nuk kam fituar në Camp Nou dhe mendoj se është një kohë e mirë për ta bërë këtë. Nuk do të jetë e lehtë, por ka shumë pikë për të cilat duhet të luftojmë nëse duam të fitojmë La Ligën. Ndeshja e vitit të kaluar është një referencë për ne. Duhet të vlerësoni dy gjëra për të marrë vendime – çfarë ka shkuar mirë dhe skuadra juaj tani”, tha ai ndër të tjera.

Trajneri Italian, po ashtu shtoi Barcelona është duke kaluar në formë të mirë kohëve të fundit dhe se duhet pasur kujdes ndaj tyre.

“Nuk ka favorit në këto lloj lojërash, një sërë gjërash përcaktojnë se si shkon loja, si motivimi dhe angazhimi kolektiv, të cilat janë jetike. Të flasësh për të preferuarat është e kotë për lojëra të tilla ”, shtoi për fund 62 vjeçari.

Ndërsa, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se ekipi që ai drejton, është në rrugë të mirë dhe shpreson në rezultat pozitiv.

“Real Madridi është një ekip me përvojë dhe luan shumë mirë në kundërsulm. Ka të bëjë me gjetjen e ekuilibrit dhe lojën me personalitet. Ne mund të tregojmë se jemi në rrugën e duhur. Luajmë pa frikë dhe tregojmë se mund të fitojmë”, është shprehur Koeman.

Strategu holandez, po ashtu ka shtuar se përkundër rëndësisë së madhe, kjo lojë nuk “vendos gjithçka”.

“Nuk mendoj se ndeshja e nesërme është një test. Është Clasico, një ndeshje e rëndësihme, por nuk vendos gjithçka. Nëse fitojmë, do të rritej vetëbesimi i futbollitstëve”, tha ndër të tjera, Koeman.

Rëndësia e kësaj ndeshje

Duke iu referuar garave të mbajtura në kampionatin spanjoll, termi “El Clasico” tani përfshin çdo ndeshje midis klubeve, të tilla si ato në UEFA Champions League dhe Copa del Rey.

Rivaliteti mes këtyre ekipeve konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në sportin botëror. Të dy klubet kanë një bazë globale tifozësh; ato janë dy skuadrat sportive më të ndjekura në botë në mediat sociale.

Real Madridi kryeson në rezultatet kokë më kokë me 98 fitore ndaj 96 të Barcelonës.

Së bashku me Athletic Bilbao, këto të dyja, janë klubet e vetme që nuk kanë rënë kurrë nga “La Liga”. /Shqip.com