Ekonomi

Ekzekutohen shtesat për studentë, përfitojnë mbi 50 mijë

Kartëmonedha 100 euro

Mbi 50 mijë student sot kanë pranuar mbështetje prej 100 euro në kuadër të Pakos së Ringjalljes nga Qeveria e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ministrisë së Financave, Hekuran Murati i cili tha se mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq.

“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq”, shkroi Murati.

Tutje, Murati tha se sivjet është rritur edhe numri i bursave për ata që studiojnë në STEM.

“Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar”.

Kujtojmë se kjo mbështetje për studentët është e dyta nga Qeveria e Kosovës.

/Shqip.com