Kulturë

Ekspozita “Të ndarë por të bashkuar” hapet në Prekaz

Ekspozita “Të ndarë por të bashkuar”, u hap në Prekaz, te Kompleksi Memorial Adem Jashari, në nder të 110-vjetorit të Shqipërisë.

Ekspozita është prezantuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK).

Sipas, DPA-së, materialet dokumentare dhe fotografike që ilustrojnë rrugëtimin e mundimshëm drejt lirisë dhe kontributin e paçmueshëm të figurave me rol qendror në shtet formim, u paraqitën në ambientet përreth Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Kreu i DPA-së, Ardit Bido, theksoi se bashkëpunimet e këtyre përmasave përkojnë me vizionin e kësaj date historike për një Shqipëri të bashkuar dhe të begatë.

”Po festojmë 28 nëntorin në Prekaz, siç do ta festonim në çdo trevë shqiptare. 28 nëntori ka qenë nga Preveza në Nish, ashtu siç u mblodhën delegatët. Është 28 nëntori i Skënderbeut, i UÇK-së, është një ditë madhore e kombit tonë. Kjo ekspozitë u prezantua për herë të parë dje me rastin e mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nëse do ta kapsulonim vizionin e kësaj date historike, shqiptarët duhet të formonin një shtet të përbashkët e të begatë. Këtë po bëjmë edhe sot duke respektuar realitetin”, tha Bido.

Zyberaj vlerësoi bashkëpunimin e vijueshëm me DPA-në dhe risolli në vëmendje etapat kulmore që i paraprinë dhe që pasuan shpalljen e Pavarësisë, të cilat dëshmohen përmes ekspozitës së paraqitur.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë ditës së sotme.

/Shqip.com