Lajme Ballkan

Eksperti Karamuço tregon si shpëtuan nga plumbat 10 gazetarët e Top Channel

Jo vetëm një, por disa punonjës të Top Channel mund të ishin të rrezikuar nëse të shtënat do të ishin shënuar shtatë minuta para ngjarjes.

Kështu ka deklaruar Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

“Po kthehesha nga aeroporti kisha marrë nënë time dhe më erdhi një mesazh ku më thanë se ishte vrarë roja, kam lënë nënën në shtëpi dhe kam ardhur menjëherë kam gjetur të gjithë zonën e rrethuar nga policia, i kam gjetur policinë të angazhuar, e gjithë elita e lartë ka qenë e angazhuar. Top Channel për disa orë është bërë një qendër e komandimit të këtij operacioni. Nëse do të kishte koençiduar shtatë minuta më para do të ishin vrarë 10 veta të stadit që ndërronin turnin. Kam menduar që objektivi kryesor ka qenë kupola në hyrje, ka një vonesë të tyre në momentin e parë, tre plumbat e parë kanë goditur fugonin që ndodhej pranë TCH ndërsa plumbat e tjerë vinin në formë zig-zage. Në dy plumbat e parafundit njëri ka kaluar në rikoshet dhe ka goditur rojen e sigurisë ndërsa i fundit ka goditur autobusin. Në mënyrë kategorike nuk kishte objektiv personal, nuk mund të quhet që këto bëhen për shkaqe të mospëlqimit të një gazetari, është një akt terrorist ndaj televizionit shqiptar”, ka thënë Karamuço, raporton Top Chanel.

Lexo edhe:
Të shtëna në Top Channel, vritet roja i Big Brother Vip Albania

Në orët e para të mëngjesit të hënën, Top Channel është goditur nga një sulm, që si pasojë e tij ka humbur jetën edhe roja.

Sipas njoftimit të Top Channel, në orën 00:40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel.

Top Channel u shpreh se ky akt, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë.

Top Channel kërkon dhe pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet ligjzbatuese.

/Shqip.com