Lajme

Ekspertët britanikë dhurojnë pajisje për asgjësimin e bombave

Flamuri i Ukrainës

Ministria e Brendshme e Ukrainës thotë se forcës së saj policore i janë dhënë pajisje të specializuara nga teknikë britanikë të eksplozivëve, të cilët do t’i stërvitnin ata në Mbretërinë e Bashkuar përpara se Rusia të pushtonte.

Kompleti përfshin pajisje për neutralizimin e mjeteve shpërthyese dhe kuti të ndihmës së parë.

Me iniciativën e tyre dhe me shpenzimet e tyre, djemtë nga Britania së bashku me kolegët e tyre mblodhën pajisje… për ne,” tha Volodymyr Khomenko, kreu i Shërbimit të Eksplozivëve të Policisë Kombëtare, raporton BBC.

“Ne u jemi shumë mirënjohës djemve për ndihmën e tyre,” tha ai, cituar në një postim në faqen Telegram të ministrisë.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ndau fotografi të pajisjeve të dhuruara në kanalin e saj Telegram