Sport Shqiptar

EKSKULIZIVE: Skuadra kosovare aranzhon ndeshje miqësore me Schalken

FC Llapi do të përballet në një ndeshje miqësore me skuadrën e madhe gjermane Schalke.

Llapi ishte planifikuar që të marrë pjesë në një turne në Gjermani që do të zhvillohej në mes të muajit dhjetor, por turneu është shtyrë për në mars të vitit të ardhshëm.

Në këtë turne Llapi ishte paraparë që të luante me Schalken dhe skuadrën tjetër gjermane SSVG Velbert, e cila garon në Oberliga të Gjermanisë.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për Shqip.com nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Si fillim ishte paraparë që të marrim pjesë në një turne në Gjermani në muajin dhjetor, mirëpo turneu do të organizohet në mars të vitit të ardhshëm kur është pauza e skuadrave për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Në mars do të përballemi me Schalken dhe skuadrën SSVg Velbert”, ka thënë Tahir Batatina të mërkurën për Shqip.com.

Tahir Batatina

Skuadra nga Podujeva në vitet e fundit ka qenë një ndër skuadrat më të organizuara në futbollin e Kosovës.

Në dy vite me radhë e ka fituar Kupën e Kosovës me ç’rast ka marrë pjesë më pas edhe në garat evropiane.

/Shqip.com