Rozë

Einxhel publikon bisedën, çfarë i tha Dj Dagz gjatë një koncerti?

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira

Dj Dagz dhe Einxhel, vazhdimisht postojnë në rrjete sociale momente nga jeta e tyre në çift.

Mirëpo, koncertet gjatë verës kanë bërë që Dagz të shkëputet për pak kohë nga familja, e të lëvizë në qytete të ndryshme.

Mbrëmjen e kaluar ai ishte në Sarandë, po mesa duket malli e mori shpejt për partneren e tij, Einxhel Shkirën.

Kjo e fundit postoi bisedën me Dagz, ku mes rrjeshtash ai i thotë se edhe pse ndodhet larg, me zemër është me të.

”Lidhja në distancë”- ka shkruar sipër fotos Einxhel.

/Shqip.com