Sport Shqiptar

Egzon Shala ka mësuar kundërshtarin e tij në garat e mundjes

Egzon Shala

Mundësi kosovar, Egzon Shala ka mësuar kundërshtarin e tij në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” pas shortit të hedhur të enjten, shkruan Shqip.com.

Egzoni do të përballet me mundësin nga Bjellorusia, Dzianis Khramiankou në kategorinë deri në 125 kg.

Shala e ka vlerësuar tejet të pafatë shortin e tij, pasi të gjithë kundërshtarët në grupin e tij janë medalist.

“Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalist. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropian për Tokio 2020”, tha mundësi kosovar.

Garën kundër bjellorusit Egzoni e nis më pesë gusht.

30-vjeçari është fitues i normës olimpike, derisa ende nuk regjistron ndonjë medalje ndërkombëtare në karrierën e tij, edhe pse ka marrë pjesë në shumë gara./Shqip.com