Egzon Shala ka mbërritur në Fshatin Olimpik
Mundësi kosovar, Egzon Shala së bashku me trajnerin e tij, Sylejman Shala, gjatë së mërkurës kanë mbërritur në Fshatin Olimpik të Tokyos, shkruan Shqip.com.
Egzoni është fitues i normës olimpike, derisa është garuesi i fundit që mbërrinë në Tokyo nga ekipi i Kosovës.
Mundësi nga Suhareka garat do t’i nis në ditën e fundit të Lojërave Olimpikë më pesë gusht.
30-vjeçari ka marrë pjesë në pesë turne për kampion bote, derisa rezultatin më të mirë e regjistron në garat e “Nur-Sultan” të vitit 2019, kur zuri vendin e pestë.
Ndërsa për kampion evropian ishte i përfshirë në tre gara, derisa rezultatin më të mirë e regjistroi në po të njëjtin vit me pozitën e shtatë.
Ndërkohë, me mbërritjen e Shalës në Tokyo, ekipi i shenjëtarisë sportive, Drilon Ibrahimi dhe Gëzim Hazrolli kanë mbërritur në Kosovë./Shqip.com