Art Jetese

Efektet shëndetësore të specit të djegëst

Të gjithë specat janë një burim i mirë i vitaminave A, C dhe K, por specat e kuq, thënë  ndryshe specat djegës, i kanë këto vitamina më të përqendruara.

Vitaminat A, C dhe antioksidantët ndimojnë për të parandaluar dëmtimin e qelizave, kancerit, sëmundjet e lidhura me plakjen, si dhe rrisin sistemin imunitar.

Sipas studiesëve ka shumë arsye për të konsumuar në vaktin tuaj ushqimor edhe specin djegës. 11 arësyet më të forta janë këto:

  1. Lufton kancerin: Capsaicina eliminon qelizat kancerogjene, sidomos ato të prostatës. Studiuesit thonë se, nëse meshkujt konsumojnë pilula capsaicine parandalojnë ndjeshëm kancerin e prostatës.
  2. Pakëson oreksin: Capsaicin-a është efektive në uljen e oreksit. Kjo substancë ndikon rrënjësisht në nxitjen e prodhimit të hormoneve të tiroides, një gjendër që kontrollon prodhimin e adrenalinës dhe dopaminës, hormone të cilat rregullojnë oreksin.
  3. Ndihmon në rënien në peshë: Capsaicin-a është një përbërës termo-gjenetik, që do të thotë se ajo nxit metabolizmin. Kjo nga ana tjetër ndimon për të djegur kaloritë dhe yndyrnat më shpejt se sa kur ju nk e përdorni atë në kuzhinë.
  4. Lufton inflamacionin: Capsaicin-a është një përbërës i fuqishëm anti-inflamator. Ajo aktualisht po studiohet si trajtimi më i mirë i mundshëm për artritin psoriazën.
  5. Lehtëson sëmundjet e aparatit tretës: Capsaicin-a mund të çojë në gjetjen e një kure për sëmundjet inflamatore të zorrëve (IBD). Substanca të tilla mund të ndimojnë gjithashtu për të eliminuar baktert, si Hpylori,dhe mund të ndihmojë në parandalimin e ulçeres në stomak.
  6. Mbron zemrën: Capsaicin-a mund të ndimojë për të mbrojtur zemrën duke ulur kolesterolin, trigliceridet dhe problemet e mpiksjes së gjakut.
  7. Lehtëson dhimbjen: Një cilësi e njohur kohët e fundit e capsaicin-ës është ajo për trajtimin e dhimbjeve osteoporoze. Speci djegës gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga diabeti nevropatik. Capsaicin-a është e njohur edhe për të penguar prodhimin e substancave P, njeneuropeptid që është trasmetuesi kryesor i dhimbjes në tru.
  8. Nxit përpunimin e karbohidrateve: Capsaicin-a mund të kontrollojë shpërndarjen e karbohidrateve për një harxhim më të madh të kalorive dhe një prodhim më efikas të energjisë.
  9. Rrit rrezistencën: Capsaicin-a shton rezistencën gjatë punëve të rënda, duke ndihmuar kështu në ripërtëritjen më të shpejtë pas çdo aktiviteti fizik. Kjo substancë shton sasinë e futjes së oksigjenit në tru deri ne 7.5%,duke i bërë mushkëritë më të forta dhe më funksionale.
  10. Ndihmon hundën: Për shkak se është aq djegës, speci ndihmon për të stimuluar sekrecionet që ndihmojnë muskusin në hundë, duke liruar kështu edhe kanalet e hundës. Ky fitokimikat mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të lidhura me alergjinë.
  11. Furnizon trupin me vitamina: Speci djegës është një burim i pasur i vitaminave A dhe C, që ndimojnë në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme si dhe forcojnë sistemin imunitar. Këto vitamina veprojnë njëkohesisht si antioksidantë të fuqishëm kundër plakjes.

/Shqip.com