Sport Shqiptar

Edon Zhegrova shkëlqen me Lillen, shënon dy gola ndaj Lorientit

FOTO: LE 11 HDF.
FOTO: LE 11 HDF.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin në Francë me skuadrën e Lilles.

24-vjeçari ia siguroi fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Lorient, të vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Pierre-Mauroy” përfundoi me rezultatin 3:1.

Zhegrova hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 82-të dhe ia doli të shënonte dy herë, në minutat 89 dhe 91, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e Lille.

Goli tjetër për vendasit u shënua nga Remy Cabella (13′). Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ibrahima Kone (77′).

Zhegrova tani numëron tre gola në elitën e futbollit francez këtë sezon, krahas edhe katër asistimeve.

Lille pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Lorient është në pozitën e tetë me 44 pikë.

/Shqip.com