Kulturë Kino

Edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival”, 112 filma në konkurrim

Tirana International Festival

Edicioni i 19-të i “Tirana International Film Festival Oscar qualifying” ka filluar nga 24 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 të po këtij muaji në Tiranë.

Siç bëjnë të ditur organizatorët në këtë edicion do të shfaqen 112 filma në garë në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, ndërsa 110 filma jashtë kompeticionit me programet speciale.

Duke pas parasysh rregullat profilaktike të pandemisë ky do të jetë një edicion me shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit e shumtë në Shqipëri dhe në botë.


Kjo mundësi vjen për të gjithë ata që nuk mund të frekuentojnë sallat dhe nuk mund të udhëtojnë lirisht në Shqipëri.

Ky edicion shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës.

Edicion do të hapet me premierën kombëtare të filmit “Hive” (Zgjoi) nga Blerta Basholli dhe do të mbyllet me premierën kombëtare të filmit “Looking for Venera” nga Norika Sefa./SHQIP.com