Sport Shqiptar

Edhe tre person janë arrestuar për incidentin në Gjilan

Stivi Frashëri

Edhe tre persona janë arrestuar për incidentin në stadiumin e qytetit të Gjilanit, Stivi Frashëri nga tifozët e vendasve.

Numri i të arrestuarve tani ka shkuar në shtat, këtë për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për regjionin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Edhe tre persona janë arrestuar, gjithsej shtat. Prej tyre dy janë ndalur në mbajtje me vendim të prokurorit, për 48 orë, derisa pesë në procedurë të rregullt për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha ai.

Të dielën në ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, Frashëri u godit nga disa tifozë e Gjilani dhe u detyrua t’i nënshtrohet ndihmës mjekësore menjëherë./Shqip.com