Sport Shqiptar

Stivi Frashëri reagon pas incidentit të djeshëm

Stivi Frashëri

Të dielën u zhvillua ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së 27-të në Superligë.

Takimi po shkonte drejt fundit me musafirët që po fitonin 0:1, kur Enea Koliçi i portës së vendasve goditi me kokë në minutën e 95-të për të barazuar shifrat.

Por, gjatë festës së vendasve portieri Stivi Frashëri u godit nga disa tifozë e Gjilanit.

Ndihmës iu nënshtrua menjëherë dhe u raportua se ishte jashtë rrezikut për jetë.

Lojtari me prejardhje nga Shqipëria doli me një mesazh në rrjetin e tij social në Instagram.

Postimi i Frashërit në “Instagram”

“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesve në tërësi, me një përkujdesje shembullore.”

“Sot po kryejmë edhe analiza më të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çco gjë të jetë pa problem…më vjen shumë keq që nuk mundem t’ju kthej përgjigje të gjithëve. Ju dua shumë! Faleminderit për gjithçka.”, ishin fjalët e tij për herë të parë që nga ngjarja e djeshme.

Përndryshe, Komisioni i Garave pritet të dalë me një vendim përfundimtar rreth duelit të zhvilluar mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Aktualisht “Portokallinjtë” gjenden në pozitën e parë me 54 pikë, kurse “Skifterat” me 49 të mbledhura janë në vendin e dytë. / Shqip.com