Lajme

Edhe sot vetëm 8 minuta seancë parlamentare, mazhoranca voton e vetme rendin e ditës

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë këtë të enjte zgjati vetëm 8 minuta.

Deputetët e opozitës që arritën të futeshin brenda në sallën e seancave plenare ndezën tymuese e flakadanë si dhe bënë zhurmë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla hodhi në votim projektligjet e rendit të ditës të cilat u miratuan me 74 vota pro.

Mes nismave të rëndësishme ishte edhe miratimi i rregullores së re të Kuvendit e cila parashikon përjashtimin e deputetëve që shkaktojnë skena dhune në Kuvend deri në 2 muaj, nga 10 ditë që është aktualisht.

13 deputetët e opozitës që janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës nuk u lejuan të futeshin në seancë.

/Shqip.com