Sport Shqiptar

Edhe sot Superliga e Kosovës “i bën konkurrencë“ Kupës së Botës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje të javës së 18-të.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit pritet të jetë shumë interesante edhe për faktin që përballen dy skuadrat që renditen në pozitar tre, përkatësisht dy.

Pavarësisht situatës jo të mirë, Gjilani synon që stinorin ta mbyllë sa më mirë që është e mundur, ndërsa Ballkani poashtu synon të mos gabojë dhe t’i bëjë presion Dritës, e cila e kryeson renditjen.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në Mitrovicë, mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës.

Sotme luhet edhe ndeshja ndërmjet Llapit e Malishevës, skuadra këto që nuk kanë pasur formë shumë stabile gjatë stinorit.

Ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Të tri këto ndeshje luhen me fillim nga ora 13:00.

/Shqip.com